Sulm në Somali, të vramë e të plagosun

Të paktën 13 persona janë vra e 5 janë plagosë nga dy sulme me bomba në afërsi të hymjes kryesore të aeroportit të Mogadishu, ka raportue policia somaleze.

Gazetarët lokalë kanë thanë se nji prej shpërthimeve asht aktivizue nga nji sulmues vetvrasës në nji kerr pranë nji pike kontrolli.

Tek të vramët janë përfshi roje sigurimi, ndërsa përgjegjës për sulmin asht nji grup militant islamik al- Shabab, aleat të al-Kaidës.

9 prej të vdekunve ishin sigurim i OKB’s, ndërsa tre të tjerë civilë.