Sulm në Turqi, vrahen dy policë

Nji kerr bombë ka shpërthye sot afër nji kerri të policisë, e cila ishte në lëvizje , në lindje të provincës turke, Bingol, tue vra dy oficerë të policisë dhe plagosë 19 persona të tjerë, njoftojnë burimet e sigurisë.

Bomba, e montueme në kerr nga militantët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistian (PKK), shpërtheu afër zyrës së guvernatorit të kësaj province.

Në mesin e të plagosunve janë edhe pesë oficerë.