Sulm në Turqi, vriten 8 ushtarë dhe 35 militantë kurdë

Ushtria turke ka njoftue se ka vra 35 militantë të Partisë Popullore Kurde mbasi ata sulmuen ushtarët turq në provincën jugore Hakkari.

Simbas zyrtarëve, sulmi i ndodhun n’orët e para të së Shtunës ka lanë të vdekun tetë ushtarë dhe ma shumë se 25 të tjerë janë lëndue.

Nji grup i Partisë Kurde, simbas Daily Sabah, ka sulmue me armë ushtarët, derisa ata po banin disa kontrolle në autostradën Hakkari – Çukurca.
Ushtarët e lënduem janë dërgue në spital.