Sulm terrorist afër Xhamisë së profetit Muhammed në Medine

Disa sulme vetvrasëse janë raportue afër disa xhamive në pjesë të ndryshme të Arabisë Saudite, nji ditë para fundit të Muejit të Ramazanit, raporton AFP.

Nji prej xhamive të shënjestrueme ka qenë edhe xhamia shumë e frekuentueme në Medinë, ku asht falë edhe vetë profeti Muhamed.

Deri tash nuk dihet për ndonji të vramë, përveç vetë terroristëve.