Dasma qe u kthy në tragjedi, 30 të vdekun në Turqi

Të paktën 30 të vdekun dhe 94 të plagosun asht bilanci tragjik i nji sulmi me bombë në nji dasëm në qytetin jugor të Gaziantep të Turqisë.

Ceremonia e dasmën zhvillohej në nji park, ku ishin të pranishëm qinda të ftuem.

Qyteti ku ka ndodh ngjarja asht 64 km larg kufinit sirian.

Ky sulm me bombë ndodhi në nji pjesë të qytetit ku jetojnë shumë studentë.
Shpërthimi asht ndigjue në krejt qytetin.

 

Sulm terrorist në Turqi, 8 të vramë, 30 të plagosun

 

Nji shpërthim vetëvrasës ka ndodh në Turqi ku të paktën tetë persona janë vra, dhe 30 të tjerë janë plagos.

Raportohet se nji kamikaz ka hedh vetën n’erë në nji dasmë në Gaziantep, qytet ky i cili ndodhet në kufi me Sirinë, shkrun RT.

Guvernatori i qytetit Gaziantep e ka cilësue ngjarjen si sulm terrorist.

Deri tash askush nuk e ka marrë përsipër sulmin vetëvrasës.