Sulm terrorist në Turqi, ka të vdekun e të plagosun

sulm.jpg

Para ndërtesës së Departamentit të policisë në qytetin Gaziantep të Turqisë ka ndodh nji sulm terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).

Simbas informacioneve, shpërthimi ndodhi para ndërtesës së Departamentit të policisë që ndodhet në bulevardin Prof. Dr. Muammer Aksoy.

Në vendngjarje janë dërgue nji numër i madh i ekipeve shëndetësore dhe zjarrfikës.

Njoftohet se ka të plagosun, të cilët u dërguen në spitalet e qytetit.

Kryetari i Gziantep tha se asht 1 i vramë e 13 të plagosun, nga të cilët 9 jane policë, dhe që sulmi terrorist u ba përmes nji autobombe.