Sulm vetvrasës në Jemen, vriten 40 ushtarë

Nji shpërthim nga nji veturë bombë la të vdekun 40 ushtarë, dhe 60 të plagosun, në qytetin jemenas të Adenit.

Sulmi ndodhi në momentin kur ushtarët ishin rreshtue për me marrë shërbimin ushtarak në shtëpinë e nji gjenerali të naltë të rrethit, Khor Maksar të Adenit, shkruen RT, transmeton Rrokum TV.

Ende asnji grup terrorist nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, mirëpo qeveritarët jemenas besojnë se sulmi u krye nga militantët e grupit terrorist ISIS.