Sulmet amerikane me dronë i tejkalojnë ato me aeroplanë!

sulmettt

Dronët po shkatërrojnë ma shumë armë se aeroplanët e zakonshmem luftarakë për herë të parë në Afganistan, nji trend ky që asht në rritje, simbas të dhanave të Forcës Ajrore Amerikane të pa publikueme ma herët, të cilat po ashtu nënvizojnë se sa e sigurt asht ba ushtria amerikane në përdorimin e aeroplanëve luftarakë pa ekuipazh.

 
Të dhanat tregojnë se sulmet nga aeroplanët luftarakë pa ekuipazh numëruen 56 për qind të armëve të shkatërrueme nga Forcat Ajrore Amerikane në Afganistan në vitin 2015, që asht nji rritje dramatike nga 5 për qind nga viti 2011.

Në tremujorin e parë të vitit 2016, rreth 300 armë janë shkatërrue nga Forcat Ajrore, nga të cilat 61 për qind nga dronët.

Ky trend mund të jetë nji tregues për strategjinë e ushtrisë amerikane, e cila po e konsideron tërheqjen e ma shumë trupave nga Afganistani, përderisa, në të njajtën kohë po i mbështet forcat vendore, të cilat po kanë veshtirësi që ta ndalojnë përkeqësimin e rebelimit të talibaneve.