Sulmet ne Bruksel: Flasin Ambasadorja e Kosoves Mimoza Ahmetaj dhe Burim Ramadani e Mentor Vrajolli

Burimi Ramadani, ekspert për çashtje të sigurisë tha gjatë edicionit qendror të lajmeve në Televizionin Rrokum, se nuk përjashtohet mundësia që Kosova dhe rajoni me qenë cak i sulmeve edhe pse probabiliteti asht ma i vogël.

Ramadani theksoi se asht shumë me randësi që Kosova me i shtue masat e sigurisë, sidomos të intelegjencës, burimeve njerzore, institucionale dhe teknike, të forcojë kontrolin kufitar por mbi të gjitha duhet të largohoj armët ilegale.

Ai shtoi se sulmet me koktej molotovi janë tregues se Kosova nuk ka kapacitete për me u mbrojtë, pra ka mangesi në siguri prandaj duhet mbështetë nga shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Por ndryshe mendon Mentor Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Simbas tij, për dallim nga shumë shtete të tjera të Europës të cilat mund të jenë target i sulmeve, Kosova asht në nivel të ulët të kërcënimit nga ISIS.

Në të njajtën lidhje në edicionin e lajmeve të Televizionit Rrokum, Ambasadorja e Kosovës në Belgjikë Mimoza Ahmetaj, u bani thirrje qytetarëve që me u ruejtë nga këto sulme, tu’ ndejtë në kontakt me informacionet zyrtare.
Simbas saj, numri i shqiptarëve që jetojnë në Belgjikë mendohet se asht rreth 40 mijë.
Ahmetaj shtoi se nuk ka shqiptarë të lënduem nga sulmet e sotme, teksa theksoi se raportimet për viktimat janë kontradiktore.