Sulmet terroriste në Barcelonë, policia në kërkim edhe të nji tjetër autori

Nji tjetër person asht në kërkim nga policia spanjolle lidhun me sulmin terrorist të ndodhun në Barcelonë, ku mbetën 14 persona të vdekun dhe ma shumë se 100 të plagosun.

Reuters shkruen se policia asht në kërkim të nji 22-vjeçari nga Maroku.

Simbas nji zadhanësi të policisë në Katalonia, marokeni duket se i ka pshtue akcionit ku mbetën të vdekun autorët e dyshuem të sulmit terrorist.

I dyshuemi asht identifikue si Younes Abouyaaqoub, tha zadhanësi i policisë, Albert Oliva, në nji radio lokale.