Sulmi i armatosun në SHBA, 5 të vramë

Në nji sulmi të armatosun në Alabama të SHBA’ve janë vra pesë persona nga të cilët një grue shtatzanë, ndërsa mësohet se i dyshuemi i sulmit asht arrestue, raporton Anadolu Agency (AA).

Në nji deklaratë të publikueme nga zyra e sherifit të Mobile County, jepen informacione në lidhje me sulmin ku kanë humb jetën pesë persona, ndërsa nuk asht dhanë informacion në lidhje me shkakun e sulmit.

Ndër të tjera vihet në dukje se i dyshuemi mbas sulmit asht largue nga Alabama dhe ka shkue në Mississippi, ku dhe asht dorëzue te forcat e sigurisë.

Gjithashtu nuk janë dhanë informacione në lidhje me identitetin e të dyshuemit.
Mësohet se krejt viktimat janë në moshë të rritun.