Sulmi i sotëm që la 50 të vdekun në Orlando asht ma i randi i këtij lloji në SHBA

Sulmi në lokalin e natës “Pulse” në Orlando të Florida’s asht ma i randi i këtij lloji në historinë e SHBA’ve.
Simbas të dhanave zyrtare të autoriteteve, dyshohet se qytetari amerikan me origjinë nga Afganistani, Omar Saddiqui Mateen, ka vra 50 persona mbrenda lokalit në fjalë.

53 persona të tjerë janë plagosë dhe momentalisht janë në gjendje të randë, raportojnë mediat amerikane.

Rasti i sulmit në lokalin e natës të homoseksualëve që po hetohet nga FBI, po trajtohet si vepër e terrorizmit, ndonëse nuk përjashtohen edhe pista të tjera të hetimit.

Egzistojnë të dhana se autori i dyshuem i sulmit ka “disa lidhje me grupin militant, Shteti Islamik”, ka thanë para mediave Senatori Demokrat, Bill Nelson nga Florida, por kjo nuk asht e konfirmueme ende”, ka thanë ai.