Sulmi me vo, Vlora Çitaku e kallxon ngjarjen

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, asht sulmue me vo nga nji aktiviste e “Vetëvendosjes” gjatë nji ligjërate para studentëve për situatën në Kosovë dhe në Ballkan.

Përveç voeve, aktivistja në fjalë ne drejtim të ambasadores ka drejtue akuza tue e quejt kriminele për shkak të vdekjes së Astrit Deharit,

Postimi i Çitakut:

Sot kam qenë e ftuar në një bashkëbisedim nga Denver Women in International Security. Bashkë me Ambasadorin Christoper Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit tonë.
Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rrolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rrolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj.
Nga fundi I bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse ( duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim.
Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin.
Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip.
Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit.
Kaq për sonte.
Vlora