Sulmi ndaj Kuvendit: Deri tash asnji i dyshuem. Nesër raporton Drejtori i Policisë

Tri ditë mbas sulmit me raketahedhës në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës, organet e sigurisë nuk kanë asnji të dyshuem.

Policia e Kosovës ka vnue nji shpërblim prej 10 mijë eurosh për qytetarët që japin informacion, e që pretendohet të shpejtojë hetimet për kapjen e autorëve.

Komisioni parlamentar për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka kërkue informacion zyrtar për sulmin e fundit ndaj legjislativit nga Policia e Kosovës. Me kërkesë të këtij Komisioni të Hanën (nesër) në orën 10:00, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, pritet me raportue në Komision.

Zadhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thanë për “Zërin” se Policia asht tue punue në mënyrë konsistente për zbardhjen e rastit. Ai ka thanë se deri tash nuk kanë ndonji dyshuem.

“Janë tue u vlerësue faktet, rrethanat dhe koha në të cilën ka ndodhë sulmi, përveç trajtimit profesional të dëshmive që janë gjetë, PK ka ofrue edhe nji shpërblim prej 10 000 eurosh për cilindo qytetar që ka sado pak informacione që munden me çue në kapjen sa ma të shpejtë të kryesve të këtij akti kriminal”, ka thanë Hoxha, shkruan “Zëri”.