Sulmin ndaj RTK’s e denon edhe AAK, qe çka thotë!

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës vlerëson se sulmi i mbramshëm në oborrin e RTK’s, asht nji akt kriminal dhe i denueshëm.

Në nji njoftim për media thuhet se sulmi mbi të gjitha, asht kalkulue për me krijue nji situatë të paqëndrueshme, që nuk mund të jetë në interes të askujt.

“Përtej që asht nji sulm i orientuem kundër lirisë së medias, e cila asht bazament i çdo demokracie, kjo asht nji ngjarje e shëmtueme. Sulmet e fundit, tue përfshi edhe këtë të mbramshmin kundër RTK’s, shtrojnë urgjencën e mobilizimit të organeve të rendit dhe të drejtësisë, që të zbardhen rastet dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë. Çdo vonesë në këtë drejtim, krijon nji atmosferë të pasigurisë që mund të ketë pasoja të pariparueshme”, thuhet në njoftim.