Sulmi në Bangladesh, telefonata e vajzës: Babë, kanë me na vra nji nga nji

Nji nga studentet amerikane të vrame gjatë sulmit terrorist në Daka disa minuta para se me u goditë në tualetin ku ndodhej së bashku me dy shoqet e saj, ka telefonue baben.

19-vjeçarja Tarishi Jain, ishte nji nga tre studentet amerikane që humbi jetën nga sulmet në Bagladesh.Me zhurmën e plumbave në prapavijë dhe panikun e dokshëm në zanin e saj 19-vjeçarja ka telefonue babên dhe i ka thanë: ‘’Jam shumë e frikësueme…Nuk jam e sigurtë nëse ka me mujt me pshtue. Ata po vrasin secilin këtu, mendoj kemi me u qëllue nji nga nji’’, shkruen Daily Mail.

Kjo telefonatë e tmerrshme asht ba para orës 6 të mëngjesit, ndërkohë që autoritetet e Bangladeshit kanë konfirmus se Tarishi, e cila studionte Ekonomi në Universitetin e  Kalifornisë u vra së bashku me kolegët e SHBA, Abinta Kabir dhe Faraaz Hossain.