Sulmi në Japoni: Detajet e reja

Raportet e fundit nga Japonia kallxojnnë se 19 persona janë vra e 45 tjerë janë plagosë nga personi, i cili kishte sulmue me thikë.
 
Sulmi ka ndodhë në qytetin e Sagamiharas të Tokyos.

Ky sulm, bani që me qenë nji nga sulmet vrasëse më vdekjepruse në Japoni që nga Lufta e dytë Botnore.

Në mesin e të vramëve ishin 9 burra dhe 10 gra, që fillonin nga mosha 18 deri 70.

Simbas mediave japoneze emni i sulmuesit asht Satoshi Uematsu, nji 26 vjeçar, i cili punonte në të njajtën kompani për njerëz me aftësi të kufizueme, raporton BBC.

Thuhet se, sulmuesi punonte aty që nga viti 2012, por ende nuk asht ba e ditun arsyeja pse ai e ka ba nji gja të tillë.

Të tjerët thonë se ai ishte i pashëm, koleg i mirë dhe shumë i dashun me të gjithë e në veçanti me fëmitë.