Sulmi në Libi: 140 persona të vdekun

Raportet sugjerojnë se rreth 140 njerëz, përfshi civilë, mund të kenë vdek në sulmin në bazën ajrore në Libi.

Ishte raportue se 60 persona gjetën vdekjen kur nji formacion paraushtarak tentoi të merrte nën kontroll bazën Brak al-Shati t’Ejten.

Ministri i Mbrendshëm dhe komandati i forcave të mbështetun nga Kombet e Bashkueme janë suspendue në pritje të nji hetimi, ndërsa Kryeministria ka mohue se ka urdhnue sulmin.

Shumica e të vdekunve ishin ushtarë të ashtuquejtunës Ushtria Kombëtare e Libisë, nji aleancë në lindje të vendit, që nuk e njeh Qeverinë.