Sulmi n’Orlando, dëshmitari i çoi SMS nanës, qe çka i shkruen

Nji nga dëshmitarët e masakrës në Orlando të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, ku mbetën të vdekun 50 persona dhe u plagosën 53 të tjerë, i ka dërgue nji mesazh nanës së tij, ku e ka njoftue për ngjarjen tue i kërkue ndihmë. Mbas ndërhymjes së policisë ai asht rikthye në banesë.

Qe mesazhet që janë shkëmbye mes dëshmitarit dhe nanes së tij.

Eddi: “Nanë të due. Jam në klub dhe këtu ka krisma”
Nana: “A je mirë”?
Eddi: ‘Jam në toalet”
Nana: Në cilin klub je?
Eddi: “Në klubin Puls”
Eddi: “ Telefono policinë, sepse jam kah vdes”
Nana: ‘Po i telefonoj tash, a je ende aty. Përgjigjiu telefonit dhe më telefono tash”?
Eddi: “Të thashë, jam në toalet’
Nana: ‘A je me policinë”
Eddi: ‘Ata jane tue ardhë, une po vdes’.
Nana: ‘Qëndro aty, mbasi askush nuk ka me të lëndue. Në cilin tualet je? Ende nuk ka ardhe policia? Telefonoi nanës tash.
Eddi: ‘Jo jam këtu ende në toalet. Jam tue vdekë. Kur mbaron aty ku je?’
Nana: ‘Në orën 08:30’
Eddi: ‘Oh! Unë mendova se mbaron në orën 05:00, sepse ty isha tue të pritë.’
Nana: ‘Oh, ti je në shpi!’
Eddi: ‘Po.’