Sulmi terrorist në Londër, May mbledh komitetin ‘Cobra’ (foto-video)

Asht nji atentat terrorist shpërthimi në metron e Londrës që solli disa të plagosun në stacionin e Parsons Green.

Këtë gja e ka deklarue Scotland Yard, shërbimi policor metropolitan.

Kryeministrja britanike Theresa May ka thirrë në nji takim urgjent n’orën 12:00 mbledhjen e Cobra’s, komiteti i krizës i qeverisë britanike.

 

Lexoni shkrimin e plotë: 

 

londer 3 ok

londer 2 ok

Mediat: Të paktën 20 të plagosur
Janë të paktën 20 personat e mbetur të plagosur nga shpërthimi në metro. Kështu shkruan Daily Mail.

londer 4 ok

Bomba ishte artizanale
Bomba që shpërtheu në metronë e Londrës jug-perëndimore ishte një eksploziv i ndërtuar në mënyrë artizanale. Nga fotografitë e shpërndara në rrjet shihet një qese plastike me në brendësi një kontejner të bardhë dhe ende me disa flakë mbi të.

londer 8 ok

Scotland Yard: “Është terrorizëm”
Scotland Yard, shërbimi i policisë londineze tha se ngjarja në metronë e Londrës është një rast terrorizmi. Policia e kryeqytetit britanik e ka bërë të ditur me anë të Tëitter-it dhe se po heton komanda e Anti-terrorizmit.

Zjarrfikësit evakuojnë një tren të ndaluar në stacion
Zjarrfikësit në Londër po evakuojnë një tren nëntokësor të ndalur dhe të vendosur në një vend të ngritur të rrugës pranë stacionit të Parson Green. Një video e operacionit tregon udhëtarët që ecin përgjatë binarëve.

londer 7 ok

londer 6 ok

 

 

 

londer 5 ok

 

Shperndaje në: