Sulmin në Barcelonë, a e paralajmëroi CIA!

Gazeta katalone El Peridoco pretendon se CIA e ka lajmërue policinë katalone para dy muejve për mundësinë e sulmit në Barcelonë, shkruen Metro.

Policia katalone ishe e paralajmërueme për mundësinë e sulmit në Barcelonë qysh para dy muejve, ndërsa burimi i informatës ishte Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane, pohon gazeta El Peridoco.

Gazeta lokale El Peridoco pretendon se CIA i ka lajmërue kolegët e tyne nga policia rajonale qysh në Qershor “se Barcelona asht caku kryesor i xhihadistëve”.

“Para dy muejve CIA i ka dërgue paralajmërim policisë katalone, dhe në të madje asht përmend mundësia e sulmit pikërisht në rrugën Ramblas, pretendon gazeta.