Sulmohet brutalisht vajza me ngjyrë nga oficeri i bardhe i policise

Nji vajzë e re me ngjyrë e ka padit nji oficer të policisë për sulm ndaj saj në nji parking.

17 vjeçarja Monique Tillman, ishte bashke me vllaun e saj në parkun e makinave të Tacoma Mall, në Washington, kur ata u ndaluen nga nji zyrtar policorë i cili ishte edhe oficer sigurie. I gjithe rasti u xhirue nga kamerat.

“Unë provova me ik larg, ai me kapi, me hodhi te vetura dhe filloi me m’kap prej flokëve, dhe u perpjek me ma përplas fytyen në beton”, tha vajza.

Simbas nji dokumenti të gjykatës, i paraqitun nga avokati i Tillman, oficeri në detyrë ndaloi atë dhe vëlaun e saj tue shkaktue shqetësim, me nji sjellje shkatërruese.

“Mendoj se ishte i motivuem në mënyrë raciste, sepse unë e ndi se nëse kishin me qene dy fëmi të bardhë, ata nuk kishin me i ndale”, shtoi Tillman, shkruen The Independent.