Sulmohet fizikisht gazetari Parim Olluri

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, asht sulmue fizikisht nga disa persona. Sulmi ndaj tij ka ndodhe në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, afër banesës së tij, rreth orës 22.

Aktualisht, Olluri gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka pësue lëndime të lehta trupore.

Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqnuem nga bashkëshortja e tij, e cila asht alivanosë.