Sulmohet Konsullata e Turqisë në Prizren

Sot në orët e hershme të mëngjesit asht sulmue Konsullata e Turqisë në Prizren

Objekti i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, asht sulmue me koktej molotovi, në orët e hershme të mëngjesit

Ngjarja ka ndodhë rreth orës katër, ndërsa ekipet me ekspertë të forensikës po merren me rastin, ndërsa në vendngjarje janë gjetë nji gur dhe dy shishe që dyshohet me qenë me benzin apo gaz molotovi, për të cilat fjalën e fundit kanë me thanë ekspertët

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, tha se për këtë rast janë arrestue dhe disa persona, të cilët po intervistohen.