Sulmohet me armë gjykata e Moskës, ma s’paku 4 të vramë

Katër persona janë vra në nji sulm me armë në nji gjykatë në Moskë, raportojnë mediat ruse.

Nji avokatet tha se ndigjoi ma s’paku 20 të shtëna.

Sofja Rubasskaya tha se pa nji roje dhe nji zyrtar të gjykatës të plagosun.

“Ria Novosoti” citoi nji avokat tjetër, i cili tha se vrasja ndodhi gjatë nji seance ndëgjimore të nji bande që ka terrorizue rrugët e Moskës, tue vra dheta shoferë.

Ka njoftime se njerëzit janë qëllue, mbasi anëtarët e nji bande kriminale çarmatosën rojet e sigurisë.