Sulmohet me bombë shtëpia e policit në Zubin Potok

Nji shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë bombë, asht ndigjue rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm në oborrin e shtëpisë së policit Milan Djukic, në Zubin Potok, por përveç dameve të konsiderueshme, nuk ka të lënduem, bajnë të ditun burime të KosovaPress.

Simbas këtyne burimeve, në kohën e shpërthimit Djukic me bashkëshorten dhe tre fëmitë e tij ka qenë në shtëpi.

Mësohet se deri tash nuk dihet autori apo autorët dhe as motivi i këtij sulmi, ndërsa policia ka dalë menjiherë në vendngjarje.

Ndryshe, polici Djukic asht pjesëtar i Njisitit kundër narkotikëve në kuadër të Policisë së Kosovës dhe ky asht sulmi i dytë ndaj tij.