Sulmohet nji polic në Mitrovicë

policekosovo

Tre persona janë arrestue në rrugën ‘Ivo Lola Ribar’ në Mitrovicë, mbasi që të njajtit në gjendje të dehun kanë sulmue fizikisht nji zyrtar policor (jashtë detyre), i cili ishte së bashku edhe me nji tjetër person, dhe të njajtit kanë pësue lëndime të lehta.

Viktimat mbas tretmanit mjekësor janë intervistue dhe lirue, ndërsa edhe të dyshuemit, me vendim të prokurorit, janë lirue për m’u intervistue ma vonë.

Rasti simbas Policisë, asht tue u hetue, ndërsa ngjarja raportohet se ka ndodhë mbasditen e djeshme.

Shperndaje në: