Sulmohet WikiLeaks, paralajmëroi publikimin e 500 mijë dokumenteve për qeverinë turke!

WikiLeaks bani me dije se asht nën nji sulm të vazhdueshëm kibernetik, mbasi njoftoi pak ditë ma parë se ka me publikue informacione sekrete dhe dokumente të detajueme për strukturën e pushtetit politik të Turqisë.

“Infrastruktura jonë asht nën nji sulm të vazhdueshëm”, thuhet në nji njoftim të WikiLeaks në Twitter.

WikiLeaks akuzon se qeveria turke mund të jetë mbas sulmit kibernetik që po i bahet.

“Jemi të sigurtë për origjinën e vërtetë të sulmit. Të dhanat sugjerojnë se mshifet nji fraksion i shtetit turk apo aleatët e saj”, thotë WikiLeaks.

Kjo faqe online që publikon të dhana sekrete të shteteve shtoi gjithashtu se ka me i mbijetue këtij sulmi kibernetik dhe ka me publikue dokumentet që paralajmëruen.

Tre ditë ma parë, në Turqi pati nji tentativë për grusht shteti nga nji grup ushtarësh, por forcat qeveritare mundën të merrnin kontrollin.

Gjatë luftimeve, në krejt Turqinë u mbyllën rrjetet sociale dhe nuk punonte interneti.