Sulmoi njerëzit me sakicë në tren, çka bani policia gjermane!

Policia gjermane tha se disa persona janë plagos randë, mbasi që nji person i sulmoi ata në nji tren në Gjermaninë jugore, para se të vritej nga policia.

Sulmuesi, të cilin autoritetet e identifikuen si nji 17 vjeçar afgan, sulmoi me sakicë udhëtarët në rajonin e Bavarisë dhe disa nga të plagosunit janë në rrezik jete.

Të paktën 14 veta janë trajtue nga tronditjet.

Policia tha se nuk ka informacione për motivet e sulmit.

Ministria e Mbrendshme bavareze tha se policia qelloi dhe vrau sulmuesin.

 

2-treni

 

3-treni

 

4-treni