Sulmues me thikë në Kullën Eiffel, evakuohet zona

Policia e Parisit ka arrestue nji sulmues me thikë që u përpoq të shkelte sigurinë rreth Kullës Eiffel, tue ba që monumenti të evakuohej.

Kompania që menaxhon kullën tha në nji deklaratë të Diellën se askush nuk u lëndue në incident, i cili ndodhi në orët e vona të së Shtunës.

Policia e Parisit thotë se sulmuesi u përpoq të detyronte forcat e tij të sigurisë për me shkue në tunelet poshtë kullës, por u nënshtrue shpejt nga policia.

Identiteti i tij nuk u ba publik, dhe motivet e tij janë të paqarta.