Sulomhet me gurë godina e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës

Rreth objektit të Qeverisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme s’ka qenë krejtësisht qetë, shkruen gazetametro.net.

Siç ban të ditun Policia e Kosovës, drejt dritareve të godinës së qeverisë asht qitë nji guri, me ç’rast asht thye nji xham.

Policia thotë se personi që e qiti gurin asht i panjoftun, por që po hetohe m’u identifikue.

“Raportohet se nji person i panjohur ka hedhur një guri dhe ka dëmtuar një xham në objektin e Qeverisë së Kosovës. Njësit policore në vend të ngjarjes kanë mbledhur dëshmitë relevante dhe janë duke hetuar rastin”, thotë Policia e Kosovës.

Siç mësohet, rasti ka ndodhë në orën 14:17 të ditës së djeshme.