Superakcion i Policisë në Shqipni, arrestohen 25 persona

Gjatë ditëve të fundjavës shërbimet e Policisë Rrugore në Shqipni në krejt vendin kanë qenë të angazhueme në zbatimin e detyrave të përcaktueme në planin e masave si dhe në mbarëvajtjen e trafikut në krejt akset rrugore kombëtare mbasi ngarkesa në këto akse ka qenë e madhe.

Të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore kanë qenë të shtrira në të gjitha akset respektive për të bërë të mundur pasjen e një trafiku normal dhe pa bllokime të gjata.

Gjatë fundjavës, janë vendos gjithsej 4.776 masa administrative:

Janë arrestue 12 drejtues mjetesh të pa pajisun me Leje Drejtimi.

Janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh në gjendje të dehun.

Janë pezullue gjithsej 87 Leje Drejtimi, nga këto: 11 për alkool, 52 për shpejtësi dhe 24 të ndryshme.

Janë vendos 839 masa administrative për mosvendosje rrip sigurimi, 139 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 646 masa për shpejtësi/parakalime të gabueme, si dhe 121 masa për përdorim celulari.

Si dhe janë dërgue në OASH, 84 drejtues mjetesh.

 


WhatsApp Video 2016-08-08 at 14.57.44 by gazetaexpress-shqiperi