Superakcioni, arrestohen 16 shqiptarë për kokainë dhe prostitucion

Nga Shqipnia në rrugët e Milanos, tue kalue nëpër Holandë. Policia e Shtetit italian ka egzekutue 14 urdhën-arreste për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “trafikut ndërkombëtar të drogës”, shkruen SYRI.net.

Hetimet ndaj këtij grupi kriminal shqiptar kishin nisë qysh në Kallnor të 2015, kur policia e Milanos kishte zbulue lidhjet e tyne me trafikun e drogës dhe njerëzve.

Shqiptarët merreshin me shfrytëzimin e femnave nga Rumania e Moldavia dhe paret që fitoheshin nga ato, investoheshin në trafikun e kokainës nga Holanda për në Itali, bajnë të ditun mediat italiane, simbas SYRI.net.