Superoperacion, arrestohen 45 persona që trafikonin kanabis nga Shqipnia n’Itali

Hetimet kishin nis që 3 vite ma parë, në Nandor të vitit 2013 dhe kanë përfundue po në Nandor, por tash të vitit 2016.
Bahet fjalë për nji superoperacion të policisë italiane në Padova që ka çue në pranga 45 persona, shqiptarë, italianë dhe amerikano-latinë.
Arrestimet janë tue u ba gjatë operacionit të koduem “Rubens”, që ka identifikue grupin e trafikantëve të drogës së zonës së Milanos dhe të veriut t’Italisë.

Bahet fjalë për shkatërrimin e nji organizate kriminale që merrej me trafikun e landëve narkotike, të kanabisit nga Shqipnia për në Itali, Padova dhe kokainës që vinte nga Peruja drejt të njajtit vend n’Itali, shkruen SYRI.net.