Suspendohen zyrtari policor dhe mbikëqyrësi i Aleksandër Lumezit

lumeziii

Policia e Kosovës ka ba me dije për Gazetën Insajderi se mbas rastit të vjedhjes në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, ka ndërmarrë veprime, tue suspendue nji zyrtar policor dhe mbikëqyrësin e Lumezit.

“Lidhun me rastin në fjalë, Policia e Kosovës menjiherë i ka ndërmarrë tana masat e nevojshme policore për me hetue rastin. Po ashtu, PK ndaj nji zyrtari policor të divizionit të sigurimit dhe ndaj mbikëqyrësit të tij ka marrë masa të suspendimit për 48 orë, për me vazhdue me procedurat e matutjeshme policore”, ka thanë zadhanësi i policisë, Baki Kelani.