Suspendohet nga puna arkatari i Ujësjellësit, vjedhi mija euro!

Departamenti Kundër Krimeve Ekonomike, i Policisë së Kosovës, ka intervistue disa prej përfaqësuesve të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, mbasi në këtë institucion dyshohet se janë vjedh mija euro.

Ky reagim i organeve të sigurisë ka ardh mbasi arkëtari i Ujësjellësit, Haki Islami dyshohet të ketë marrë me vete mija euro të kompanisë dhe të njajtat nuk i ka dorëzue në institucionet monetare.

Zadhënësja e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka konfirmue për Indeksonline se mbas vlerësimit të komisionit, arkëtari i kësaj kompanie asht suspendue nga puna.

“Menaxhmenti i KUR”Prishtina” sh.a. kishte konstatue se arkëtari Haki Islami nuk i ka dorëzue disa mjete monetare në bankë dhe menjiherë kemi formue komision profesional i cili e ka kryer punën e vet. Kemi thanë se mbas përfundimit të raportit të komisionit, kemi me dalë me konstatime dhe vendime përkatëse simbas ligjeve në fuqi.

Në bazë të përfundimeve jo të mira nga komisioni verifikues, Haki Islami asht suspendue nga puna”, ka theksue Mjeku.