Sveçla: Kështu u mundue Molliqaj me bllokue kandidaturën e Kurtit

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje ka thanë që Dardan Molliqaj ka tentue me ja  pamundësue kandidimin për kryetar të Vetëvendosjes Albin Kurtit.

Në nji intervistë në Klan Kosova, Sveçla ka fol për gjendjen aktuale dhe të problemeve në Vetëvendosje.

Ai ka thanë që në parti nuk ka frakcione, por ka disa të pakënaqun të cilët kanë dhanë dorëheqje nga disa funkcione mbrenda partisë.

Tue fol për grupin e deputetëve dhe aktivistëve që kundërshton Albin Kurtin dhe kandidimin e tij për kryetar, Sveçla ka thanë që ky grup asht dasht me pasë sjellje tjetër.

“Ne i kemi ftuar që të kandidojnë për kryetar dhe të maten përmes një procesi të rregullt që e parasheh statuti i partisë. Pse të mos ketë më shumë kandidatë për kryetar? Ka pasur mungesë besimi nga aktivistët tjerë që mund të fitojnë kundër Kurtit, unë besoj që ka aktivistë që janë të denjë për kryetar të VV’së”, tha Sveçla.

“Njana palë ka dasht me bllokue procesin përmes shantazheve. Burimi i problemit në Vetëvendosje kanë qenë mospajtimet mes Molliqajt dhe Kurtit, të tjerat janë edhe interesa personale”, shtoi Sveçla.

Madje, Sveçla ka thanë që grupi i të dorëhequnve mbrenda partisë po ushtron ‘diktat’ mbasi po shkel rregullat  dhe statutin e partisë.

Kujtojmë që nga mbrenda Vetëvendosjes ka shpërthy në publik nji përçamje dhe mospajtim i madh, ku nji grup i deputetëve dhe njerëzve të randësishëm kanë dhanë dorëheqje nga funkcionet mbrenda partisë.

 

Shperndaje në: