Sylë Tahirsylaj paralajmëron diçka për të Martën për temperaturat

Deri të Martën përfundon vapa e madhe që ka përfshi Kosovën dhe rajonin. Temperatura, që matet nën hije, sivjet ka shkue deri 39 gradë celsiusë. Por, në disa vende temperatura mundet me qenë edhe ma e naltë për shkak të deponive, asfaltit etj.

Megjithëkëtë, ende nuk ka ardhe momenti i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Por, mbas ranies së temperaturave, ka me pasë rrezik që me ra breshën dhe të prish kulturat bujqësore. Kosova s’ka sistem për mbrojtje nga breshni. Kështu ka thanë për Express, Sylë Tahirsylaj, ish-drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tash profesor i Meteorologjisë në UP.