Sylejman Selimi në seancë: S’e kam maltretue askend, kam luftue për vendin tim

Ish-komandanti i UÇK’s, Sylejman Selimi, asht tue e dhane fjalën e tij në seancën gjyqësore ku tha se i ka shërbye vendit me ndershmëni.

Selimi foli edhe për datat 9,10, 11 dhe 12 Gusht ku pretendohet se janë krye krimet tue thane se “pretendimi se e kam maltretuar dikë është e pavërtetë”.

Forcat serbe kanë depërtuar në objekt në objekt, ku pretendohet me 9,10,11 dhe 12 gusht dhe të pretendohet që ky objekt të rregullohet për dy ditë, nuk ke pasur mundësi të lëvizjes e as ushqim ndërsa të pretendohet se ka pasur mundësi ta riparojmë është e pavërtetë dhe e paqëndrueshme, nuk ka pasur asnjë mundësi”.

Ai insistoi se asht e pavërtetë se ai ka maltretue dikend, tue shtue se ka luftue për vendin e tij.

“Të pretendohet se e kam maltretuar dikë në këtë objekt është e pavërtetë dhe asnjëherë në jeten time nuk jam marrë me maltretimin e dikujt, kam luftuar për vendin tim me qytetarët tanë me aq sa kam mundur e sa kemi pasur mundësi”.

Në këtë seancë Selimi tha gjithashtu se drejtësia ka me ardh në vend por jo me paragjykime dhe supozime, por vetëm me fakte.