Synohet deradikalizimi i qytetarëve të prekun nga fenomeni i ekstremizmit

Në kuadër të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpjen në terrorizëm, dikastere të caktueme të Qeverisë së Kosovës, janë tue punue në projekte, të cilat kane me u zbatue me qëllim të deradikalizimit të personave pjesëmarrës në lufa të hueja, të atyne që janë të dënue për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, familjarëve të tyne, por edhe personave në përgjithësi që bartin ide radikale dhe të ekstremizmit fetar.

Ministri i Punëve të Mbrendshme i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni, thotë për Radion Europa e Lirë se tash e nji vit, institucionet e Kosovës kanë iniciue fushatë, siç e e quen ai, agresive kundër radikalizmit, fushatë e cila po vazhdon edhe tash.

Por, në këtë kuadër, simbas tij, përveç parandalimit të shtrimjes së ideologjisë radikale dhe të ekstremizmit të dhunshëm, janë tue u ba përpjekje që institucionet t’i qasen konkretisht deradikalizimit të personave që janë, siç thuhet, të ngarkuem me ide radikale, kryesisht fetare.

“Këto ditë jemi tue punue në hartimin e projekteve, së bashku me Institutin Ndërkombëtar të Drejtësisë. Jemi tue punue në hartimin e projekteve konkrete për deradikalizim, përkatësisht për ri-integrimin dhe integrimin e qytetarëve të radikalizuem të Kosovës, që janë aktualisht në burgje, apo qoftë edhe në liri, për t’i kthye ata në shoqni, të deradikalizuem”, thotë Hyseni.