Tahir Meha tregoi se shqiptarët nuk nënshtrohen

Me rastin e 35 vjetorit të ranies së Tahir Mehës, Presidenti i Republikës dhe kryetari i Kuvendit, banë homazhe pranë varrit të tij në Prekaz.

Me këtë rast, Thaçi tha se rezistenca e Tahirit dhe familjes së tij ishte përgjigjja ma e mirë që mori uniforma serbe, por edhe vetë sistemi komunist që shtypte kosovarët.

Ndërsa në Akademinë Përkujtimore të mbajtun në Teatrin Kombëtar, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Tahir Meha mbyti nji frikë të madhe dhe fuqizoi mesazhin se shqiptarët ishin të pakënaqun me pozitën e tyne dhe nuk nënshtroheshin.

Simbas Veselit, ideja e Tahir Mehës ishte për me ardhë deri te epoka e UÇK’s dhe ajo e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ndërsa Ilir Meha, i cili foli në emën të familjes së heroit, tha se Tahir Meha ishte trim dhe vizionar. Madje ai u bani edhe nji kërkesë institucioneve.

Të pranishëm në këtë akademi ishte edhe Rifat Jashari, ambasadori i Shqipnisë Qemal Minxhozi, si dhe deputetë.

Akademia përfundoi me nji program kulturor.