Tahiri dhe Djuric folin për dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, dhe drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, sot kanë me u ulë në nji tryezë për me folë për Dialogun e Brukselit, Kosovë – Serbi.

Tahiri e Djuric kanë me marrë pjesë në forumin që mban titullin “Dialogu dhe Praktikat më të mira – 2016. Paqe, Stabilitet dhe Prosperitet”.

Ky forum ndërkombëtar ka me u mbajt në Notre Dame University në Bejrut të Libanit./RTK/