Tahiri: Dhuna e ka damtue shumë Kosovën

Kryetarja e Lobit Rajonal të Grave, Edita Tahiri, ka thanë se edhe ma tutje beteja kryesore e grave asht barazia gjinore në vendimmarrjen politike.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ajo ka kerkue të ketë ma shumë gra në qeverisje si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.

“Pozita e grave në gjithë botën asht ende në nivelin jo të duhun.

Edhe në Kosovë, perkundër rritjes së rolit të grave, nuk ka nji nivel të duhur të fuqizimit të tyne në vendimmarrje.

Gratë janë të interesueme që fuqizimin e tyne ta shohin në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet.

Prandaj kerkojmë të ketë ma shumë gra si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.
Kjo asht sfida dhe beteja jonë që të kemi barazi gjinore në vendimmarrjen politike”, ka deklaru Tahiri.