Tahiri: Djuric ka kërkue falje për vizitën ilegale në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverine e Serbisë Marko Djuric, gjatë takimit të fundit me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Europian në Bruksel, ka kërkue falje për shkak të hymjes ilegale në territorin e Kosovës.
Kjo u ba e ditun nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri e cila i tha Radios Evropa e Lirë se Djuric’it i asht heq masa e ndalesës për me vizitue Kosovën, mbasi që ai kishte kërkue falje.

Duke qenë se kishim shkelje nga zyrtarë të Serbisë, përfshirë edhe hyrjen ilegale të zyrtarit Gjuriq në Kosovë, atëherë pasi që ai kërkoi falje për shkeljet që i ka bërë, Bashkimi Evropian kërkoi nga të dyja shtetet që të rikonfirmojnë zotimin tonë që të vazhdojmë zbatimin e marrëveshjes së normalizimit. Po ashtu, Bashkimi Evropian do të dalë me një koncept dokument me të cilin i vendos standardet e fjalorit politik për normalizim”, ka thënë Tahiri.

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia kanë negociue të Martën në Bruksel për rreth 18 orë, ku kanë arrite marrëveshjen për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallnave të rrezikshme të njohuna me emnin ADR.