Tahiri: Heqja e barrikadave, zbatim i Marrëveshjes së Brukselit

Heqja e barrikadave asht nji zhvillim pozitiv, e sidomos mbasi asht ba me vetë iniciativën e qytetarëve, ka thanë, ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri. Ajo ka theksue se, me këto veprime, po zbatohet marrëveshja e Brukselit.

“Heqja e barrikadës nga Ura e Ibrit, më 14 Gusht, asht nji veprim që lidhet me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për lirimin e urës. Por, që në një marrëveshje që kemi pasë që nga viti 2014, kur asht vendosë kjo barrikadë e quejtun ‘Parku i Paqes’, ka qenë nji dakordim që edhe barrikadat dhe pengesat tjera të hiqen”, ka shpjegue Tahiri për Radion Europa e Lirë.

Ajo ka shtue se me heqjen e barrikadave mundet me pasë lëvizje të lirë të qytetarëve, me pasë nji klimë të mirë të sigurisë dhe të marrëdhanieve ndërmjet komuniteteve.

Situata në këtë qytetet çdo ditë po normalizohet, ka thanë kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri. Simbas tij, tashma ka mbetë edhe kthimi i shqiptarëve në pjesën veriore.