Tahiri i beson Haradinajt për zgjidhjen e Demarkacionit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri beson në Kryeministrin Ramush Haradinaj se ka me gjetë nji zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi.

“Unë kam besim se Haradinaj ka me menaxhue  këtë situatë dhe ka m’u koordinue me palën malazeze. Mirëpo na duhet të jemi të kujdesshëm, jam shumë i bindun që Kryeministri do të ketë çasje të kujdesshme dhe raportet nuk kanë m’u cenue”, ka thanë Tahiri gjatë nji emisioni në televizionin publik.

Ai ka shtue se duhet gjet nji zgjidhje e përbashkët mbasi marrëveshja e njianshme nuk funkcionon.

“Qysh në fillim autoritetet e Malit të Zi kanë pas vullnetin të gjendet nji zgjidhje”, ka përfundue Tahiri.

 

Shperndaje në: