Tahiri ja ban bajat Nikolic’it në lidhje me bombardimet e NATO’s

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ka thanë se deklaratat e Nikolicit se NATO ka bombardue pa asnji faj Serbinë janë të pasakta mbasi shteti serb kishte krye gjenocid në Kosovë.

Tahiri ka thanë se NATO përsëri ka me bombardue Serbinë nëse i vazhdon politikat e njajta gjenocidiale e hegjemoniste.

“Nëse nuk lirohei nga politikat hegjemoniste dhe krijoni arsye si në vitin 1999 përsëri keni me ra ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare dhe lufta e drejtë e bashkësisë ndërkombëtare ka me veprue ndaj jush dhe ndaj çdo shteti që ban gjenocid, siç keni ba ju ndaj Popullit të Kosovës”, ka thanë Tahiri.

Ndërkohë, Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka thanë se NATO kishte sulmue Serbinë pa të drejtë derisa ka konfirmue se populli serb nuk e dëshiron anëtarësimin në Aleancën Veri Atlantike.

“Kemi qenë të sulmuem e bombarduem nga NATO më 1999, pa arsye. Kjo ka pasë pasoja të mëdha, në ekonominë tonë, por edhe në qëndrimin e qytetarëve tanë ndaj NATO’s. I sigurt flas në emën të shumicës së qytetarëve kur them se Serbia kurrë nuk ka me qenë në NATO”, ka thanë Nikolic në nji intervistë për Al Jazzera.