Tahiri ja kthen Djuric’it: Kosova pronare e vetme e Kodit +383

editatahiri

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka thanë se Serbia do të mbetet pronari i vetëm i prefiksit +383 që ka me përdorë si hymje për Kosovën.

“Serbia mbetet pronar i vetëm i numrit të telefonit. Vetëm Serbia asht e regjistrueme si pronare e numrave të telefonit +381 dhe +383”, ka thanë Djuric.

E për këtë ka reague ministrja për dialog Edita Tahiri e cila ka thanë se marrëveshja për kodin shtetnor të vetmin pronar e njeh Kosovën.

Tahiri në nji prononcim për zeri.info ka thanë se Kosova ka me menaxhue kodin e ri dhe se më 15 Dhetor ITU ka me ja nda këtë kod Kosovës.