Tahiri ja thotë Djuric’it: Njohja e Kosovës nga Serbia sjellë paqe të qëndrueshme!

Me ftesë të Iniciativës për Dialog të Libanit (LDI) dhe Universitetit “Notre Dame”, ministrja për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri po qendron në Liban, ku po merr pjesë në Konferencën “Dialogu dhe praktikat e mira: paqe-stabilitet-prosperitet”.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të botës akademike, fetare, politike dhe intelektuale të Libanit dhe pjesëmarrës ndërkombëtarë.

Nji panel i asht kushtue dialogut mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësueme nga Bashkimi Europian, si nji model për krijimin e paqes përmes marrëdhanieve fqinjësore mes dy shteteve. Pjesë e panelit janë përfaqësuesit e dyja shteteve.

Paneli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësueme nga Bashkimi Europian, u moderue nga Ambasadori William Habib, ish sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Libanit.

Ministrja Tahiri mbajti nji fjalim dhe ju përgjigj pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve në këtë panel”, thuhet në njoftimin për media.