Tahiri: Jo asociacion serb pa shuemjen e strukturave paralele

editatahiri

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tue raportue para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka theksue se simbolet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet me qenë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe të reflektojnë karakterin shumetnik të saj.

Tahiri ka thanë se simbas dokumentit të parimeve, Asociacioni ka me kontribuue për integrim të plotë të serbëve në sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës.

“Me këtë rast do të shuhen të gjitha strukturat paralele të Serbisë në shtetin e Kosovës: ky në fakt asht kusht për themelimin e Asociacionit. Me fjalë tjera pa u shue strukturat paralele të Serbisë në Kosovë nuk do të ketë themelim të Asociacionit. Organet e këtij mekanizmi do të jenë të njajta me ato te Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe si  i tillë ky Asociacion nuk do të kryej funksione të tjera përveç atyne që ja percakton korniza ligjore e Republikës së Kosovës”, ka theksue ajo.